O’Brien arrin në objektin e Qeverisë, pritet të takohet me Kurtin

Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, i shoqëruar nga ambasadori amerikan, sapo hyri në ndërtesën e Qeverisë ku po i pret për takim, kryeministri Albin Kurti.

O’brien fillimisht ka vizituar Serbinë, ku nga atje ka folur edhe për zbatimin e Marrëveshjeve Kosovë-Serbi dhe themelimin e Anotacionit. Ai ka thënë se obligimi ekziston nga viti 2015, por ka theksuar se nuk mund të japë afate, duke shtuar se draft-statuti duhet të dërgohet në Gjykatë Kushtetuese.

I pyetur rreth progresit në dialog, O’Brien ka thënë se ekziston edhe pjesa  e kontakteve direkte për ta shtyrë procesin përpara.

“Ky obligim ekziston nga viti 2015, atëherë për herë të parë janë nënshkruar këto obligime ne po vazhdojmë të punojmë për këtë. Nuk mund të premtojë asnjë afat, por më e rëndësishmja është që njerëzit, serbët që jetojnë në Kosovë ta kenë mundësinë të jetojnë si qytetarë normalë evropianë”.

“E kemi takuar edhe z.Petkoviq dhe mbrëmë edhe më të kemi folur për disa tema që lidhen me dialogun dhe dua të them diçka për të cilën Presidenti (Vuçiq), ka folur me ne, është pjesa formale e dialogut si dhe ka mënyrë për të ecur përpara në dialog me kontakte direkte. ShBA nuk janë një hapësirë ku zhvillohet dialogu por jemi shumë aktivë që në terren të ketë përparim dua t’ju japë një shembull: kemi parë se NATO është përforcuar dhe ka shtuar aktivitetet në Veri që shërben për mbrojtjen e qytetarëve të të gjitha nacionaliteteve, kjo ndodhë jashtë dialogut formal por është shumë e rëndësishme që të krijohen kushtet për përparim”.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika