Hovenier i lumtur për vizitën e O’Brien në Kosovë

Ambasadori amerikan, Jeff Hovenier ka mirëpritur Ndihmës Sekretarin amerikan të Shtetit për Evropën dhe Euroazinë, James O’Brien.

Para takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, Hovenier përmes një statusi në rrjetin social “X” ka postuar fotografi krah O’Brien, duke thënë se po pret me padurim që ai të angazhojë biseda me zyrtarët kosovarë për çështje kyçe bilaterale.

“Kënaqësi të mirëpres Ndihmës Sekretarin O’Brien gjatë vizitës së tij të parë në Kosovë në rolin e tij aktual. Presim me padurim që të angazhojmë biseda me zyrtarët kosovarë për çështjet kyçe bilaterale dhe të ritheksojmë përkushtimin e Amerikës ndaj popullit të Kosovës”, ka shkruar ambasadori amerikan.

Aktualisht Hovenieri dhe O’Brien janë në qeveri ku po zhvillohet takimi me Kurtin.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika