Kurti diskuton me O’Brien për dialogun me Serbinë dhe dorëzimin e Radojçiqit

Kryeministri, Albin Kurti, u takua me Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të SHBA-së, James O’Brien, ku diskutuan dialogun me Serbinë dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike. Kurti kërkoi nga Serbia nënshkrimin e kësaj marrëveshjeje dhe dorëzimin e Milan Radojçiqit

Kryeministri Kurti mirëpriti Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, O’Brien

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe Ndihmës Sekretari për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James O’Brien, kanë diskutuar për në dialogun me Serbinë dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike gjatë takimit të tyre në Prishtinë.

Siç thuhet në njoftimit e zyrës së Kryeministrit, Kurti theksoi se nënshkrimi i kësaj marrëveshjeje është dëshmi e vullnetit të mirë nga ana e Serbisë për përmbushjen e saj, duke kërkuar respektimin e plotë të Aneksit të zbatimit.

Në diskutim, Kurti insistoi që për ligjshmëri, paqe dhe siguri në rajon është thelbësore dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar.

“Në këtë takim u diskutua edhe rreth raporteve me Serbinë, procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe zbatimin e Marrëveshjes Bazike dhe Aneksit të saj.

 Nënshkrimi i Marrëveshjes Bazike është dëshmia e nevojshme e vullnetit të mirë dhe mirëbesimit nga ana e Serbisë për përmbushjen e shpejtë dhe respektimin e plotë të saj e të Aneksit të zbatimit. Po ashtu, për ligjshmëri e drejtësi, paqe e siguri, nevojitet dorëzimi i kryeterroristit Milan Radoiçiq dhe grupit të tij paramilitar”, thuhet në njoftim.

Krahas kësaj, Kurti dhe O’Brien diskutuan edhe për marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Ky takim u zhvillua diç më pak se një muaj nga takimi i fundit që patën në New York në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Përgjatë bashkëbisedimit në kryeministri diskutuan për marrëdhëniet dypalëshe dhe fushat në të cilat mund të thellohen edhe më tej raportet e ngushta ndërmjet dy vendeve tona. Kryeministri Kurti shprehu mirënjohjen e tij dhe të Qeverisë për rolin historik dhe mbështetjen e vazhdueshme të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndaj Republikës së Kosovës dhe popullit të saj, dhe për bashkëpunimin e afërt në fushën e energjisë, ekonomisë, financave dhe sigurisë e mbrojtjes”, thuhet më tej në njoftim.

Kurti dhe O’Brien diskutuan gjithashtu për rezultatet e Samitit të Procesit të Berlinit.

“Një javë pas Samitit të Procesit të Berlinit, u vlerësua angazhimi, marrëveshja e nënshkruar dhe deklaratat e miratuara që e bënë 10-vjetorin e Procesit të Berlinit një përvjetor të suksesshëm në avancimin dhe nxitjen e bashkëpunimit rajonal drejt integrimit evropian”

Në takim, Kryeministri Kurti ishte i shoqëruar nga zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, ndërsa O’Brien nga ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika