Simpoziumi “Filozofema”: Rreth filozofisë dhe artit në epokën digjitale

Edicioni i dytë i Simpoziumit Ndërkombëtar Inter/Trans Disciplinar për Filozofi, Art dhe Teknologji “Filozofema” ka nisur me një program të pasur, duke mbledhur një grup të shquar akademikësh dhe studiuesish që diskutuan për temat aktuale dhe sfidat me të cilat përballet njeriu në epokën moderne.

Në hapje të simpoziumit, ka folur Ridvan Emini, kryetari i Shoqatës së Filozofëve të Kosovës, Bekim Baliqi, dekani i Fakultetit Filozofik, si dhe, Sibel Halimi, drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës.

Simpoziumi vazhdoi me prezantimet e katër folësve: profesori Maurizio Ferraris që trajtoi temën “Inteligjenca Natyrore”, asistenti universitar në Universitetin e Prishtinës, Taulant Gashi me temën “Koekzistenca mes Gaia dhe teknologjisë: Shqyrtim rreth alternativës teknogaianiste”, asistenti universitar në Uniersitetin e Gracit, Laurin Mackowitz që shqyrtoi “Precizioni dhe Estetika Asketike e Afrofuturizmit”, si dhe profesoresha nga “King’s College” Cécile Malaspina që diskutoi “Kthimi i të shtypurve: Nga zhurma e Rosacaeae (aka Leyla Yenrice) te Hecuba e Kantit”.

Simpoziumi do të vazhdojë edhe nesër me emra të tjerë të njohur nga fusha e filozofisë dhe filozofisë së teknologjisë, duke filluar nga ora 12:30.

Shija e redaktorit

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Promovohen dy libra të psikologut Fitim Uka nga Shtepia Botuese...

Nën vazhdën e aktiviteteve të panairit të 27-të të librit në Tiranë, Shtëpia Botuese "Dukagjini" sot ka mbajtur promovimin e dy librave të psikologut,...

Të fundit nga rubrika