Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e së hënës në autostradën “Ibrahim Rugova”, ku dy persona humbën jetën dhe tre të tjerë u lënduan.
Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ishin të përfshira dy vetura dhe një kamion.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes dy veturave dhe një kamioni, ku si pasojë dy meshkuj kosovarë kanë vdekur, po ashtu janë lënduar edhe tre meshkuj kosovarë. Me vendim të prokurorit trupat e pajetë janë dërguar në IML për obduksion. Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftimin.