Kurti për progresin në bisedime: Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog

Kryeministri Albin Kurti, ka thënë se Kosova e Serbia tashmë kanë marrëveshje të arritur, jo vetëm dialog, raporton Ekonomia Online.

Kreu i Qeverisë ishte i shkurtë në pyetjen e gazetarëve për progresin në këtë proces.

“Ne kemi marrëveshje tashmë, jo vetëm dialog”, ka thënë Kurti.

Të enjten në Bruksel do të ketë takim në nivelin e kryenegociatorëve Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviqi dhe ende nuk dihet nëse të njëjtit do të kenë një takim trepalësh.

Takimi i fundit në mes kryenegaciatorëve të Kosovës dhe Serbisë u mbajt më 17 shtator. Bislimi dhe Petkoviqi nuk patën takim trepalësh por vetëm të ndarë me emisarin Lajçak.

Para takimit në Bruksel, emisari Miroslav Lajçak ka thënë se është koha për të filluar zbatimin e marrëveshjeve për normalizimin e marrëdhënieve mes dy shteteve.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika