Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka përgëzuar Policinë e Kosovës, ku mbi 10 kilogramë kokainë në vlerë prej 450 mijë eurosh u sekuestruan në magjistralen Fushë Kosovë-Prishtinë.
Sveçla ka shkruar se i arrestuari rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete të shumta kriminale.
“Përgëzoj Policinë e Kosovës për aksionin e suksesshëm që rezultoi me sekuestrimin e mbi 10 kilogramëve substancë narkotike kokainë në vlerë 450 mijë euro, 1445 eurove, 8970 dinarëve, dy telefonave celularë, 17 kartelave grafike për prodhimin e kriptovalutave, si dhe me arrestimin e të dyshuarit i cili rezulton të jetë i përfshirë në aktivitete te shumta kriminale”, ka shkruar Sveçla në rrjetin social “Facebook”.
Policia sekuestron 10 kilogramë kokainë në një veturë në magjistralen Fushë Kosovë – Prishtinë
Ai theksoi se krimet do të luftohen pa dallim si dhe të gjithë do të sillen para ligjit
“Siç kam theksuar në vazhdimësi, aktivitetet policore në luftimin e krimeve pavarsisht llojit të krimit, por edhe përkatësisë nacionale do të jenë të pandalshme dhe të gjithë pa dallim do të sillen para ligjit”.