Është ndër zonat ku më së shpeshti ndodhin aksidente.
Hiç më larg se dy ditë më parë, në autostradën “Ibrahim Rugova” Prizren në drejtimin jug, në kilometrin e 13, dy të rinj vdiqën si pasojë e një aksidenti.
Por, problemi konsiderohen vet shoferët.
Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacioni tha se “Binduni që autostrada “Ibrahim Rugova” dhe “Arbër Xhaferri” janë prej autostradave më të mira në rajon, më të mira sesa Kroacia vet. Kemi jep patentë shoferë pa dije. Nga ana tjetër, gjersa rruga është mirë, automjeti imagjinojeni kontrolla teknike del pa pasur bazë të fortë se a meriton me dal në rrugë apo jo ai automobil”.
E sipas Ahmetit, ka nevojë për vetëdijesim në komunikacion.
Bekim Ahmeti, ekspert i komunikacionit theksoi se “Problematika qëndron se një pjesë e madhe e njerëzve garojnë gjë që është praktikë jashtëzakonisht e keqe që ndodh shpesh dhe tjetra, mosrespektimi i limitit të shpejtësisë. Pastaj temperamenti, jemi ndoshta popull i padisiplinuar. Përderisa kemi numër të madh të aksidenteve nuk do mend që kemi nevojë për disiplinë”.
Televizioni ka pyetur edhe Policinë e Kosovës rreth numrit të aksidenteve.
E të njëjtit, kanë vlerësuar se numri ka rënë.
Policia e Kosovës – “Falë angazhimeve policore, periudha krahasuese e muajit shtator (2023/2024) ka rezultuar me uljen e të gjitha llojeve të aksidenteve rrugore, ku aksidentet fatale kanë shënuar ulje -81.82%, përderisa numri i personave të vdekur ka shënuar po ashtu ulje të theksuar për -84.62%, aksidentet me lëndime ulje për -22.52% dhe aksidentet me dëme materiale po ashtu ulje për -9.04%.”
Gjatë këtij viti, dy aksidente kanë rezultuar me fatalitet ndërsa me lëndime, 571. Ndërkaq, në dhjetor të vitit të kaluar, si rrjedhojë e garave të jashtëligjshme me vetura, mbetën të vdekur tre të rinj në afërsi të Prizrenit.