Oborrin e shkollës “Iliria” e merr uji, ujësjellësi intervenon

Në oborrin e shkollës “Iliria” ka shpërthyer një gyp uji e kjo ka bërë që nxënësit të përdorin hyrjet alternative të shkollës. Përpos kësaj, ata orët e lëndës së Edukatës Fizike i kanë zhvilluar brenda. Ujësjellësi rajonal thotë se ekipet e tij kanë intervenuar

Hyrjen kryesore të shkollës nuk po e përdorin e kjo ngase rrugën për atje e ka marrë uji.

Në oborrin e shkollës “Iliria” në kryeqytet uji ka vazhduar të rrjedhë për pjesën më të madhe të ditës.

E kjo nxënësve ua ka bërë të detyrueshme disa ndryshime.

Nxënës tha se “Këtu ka qenë komplet ujë dhe nuk kemi pas ne nxënësit rrugë prej ku të kalojmë. Na u deshtë të shkojmë nga ana tjetër. Bile një shok i imi u vonua sot se iu desh të vinte nga ana tjetër se rruga ishte vërshuar. Unë vet kam pasur sot ed.fizike, e mbajtëm në sallën brenda sepse në fushë nuk ishte e mundur. Ishte e tëra e mbushur me ujë”.

E megjithatë për problemet që u hasën nga 6:30 e mëngjesit, shkolla nuk është deklaruar.

Si jo rrallëherë, drejtoresha e shkollës ka heshtur lidhur me problemin gjersa prindërit shprehen të shqetësuar për problemin.

Ndonëse u raportua se bëhej fjalë për shpërthim të kanalizimit, K.R.U “Prishtina” ka mohuar pretendimet.

ARJETA MJEKU, ZËDHËNËSE E K.R.U PRISHTINA tha se ” Nuk është kanalizimi, por dëmtim i një gypi të ujit. Ka pëlcitur një gyp uji me ç’rast, ekipet dolën të sanojnë gjendjen. Duke punuar janë”.

Televizioni ka pyetur ujësjellësinë nëse ka pasur raste të mëhershme të kësaj natyre në hapsirat e shkollës por të njëjtit, kanë deklaruar se ka ndodhur në zona të ndryshme e më pas janë rregulluar.

Shija e redaktorit

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Jahjaga: Boja ishte meritor për farkëtimin e idesë së Kosovës...

Ish Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka thënë se ish ambasadori Rexhep Boja ishte udhëheqës i suksesshëm dhe themelues i raporteve ndërshtetërore mes Kosovës...

Të fundit nga rubrika