Petkoviç: Është hapur rruga për bisedime për formimin e asociacionit

Kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, pas nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e energjetikës me Kosovën ka deklaruar së janë hapur rrugët për bisedime të tjera përfshirë edhe formimin e Asociacionin

Petar Petkoviq

Pas nënshkrimit të marrëveshjes në fushën e energjetikës mes Kosovës dhe Serbisë, kryenegociatori i palës serbe, Petar Petkoviç, në Bruksel pas marrëveshjes së arritur ka thënë se është hapur rruga për bisedime për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe në Kosovë (ASK).

”Ne kemi miratuar një udhërrëfyes për zbatimin e Marrëveshjes për Energjinë nga viti 2013, kështu që kjo marrëveshje më në fund do të fillojë të zbatohet. Pas kësaj marrëveshjeje u hap rruga për bisedime për formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë Serbe dhe këtë e përcolli përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, Miroslav Lajçak”, ka thënë Petar Petkoviç, kryenegociatori i palës serbe në Bruksel.

Kjo hartë rrugore, siç shpjegoi Petkoviç, përfaqëson një sërë hapash, afatesh dhe përgjegjësish të të dyja palëve që fillojnë të funksionojnë në momentin që ‘Elektrosever’ merr licencën për furnizim.

“Ajo që është veçanërisht e rëndësishme, ‘Elektrosever-it’ iu dha mundësia që të ofrojë shërbime të distribucionit. Është e rëndësishme dhe gjatë gjithë këtyre takimeve në Bruksel, Prishtina ka refuzuar ta ofrojë atë”, tha kryenegociatori serb.

Kështu sipas tij, ‘Elektrosever’ do të jetë në gjendje të ofrojë shërbime të rëndësishme, si faturimi, mirëmbajtja e rrjetit dhe lidhja e konsumatorëve.

“Është shumë e rëndësishme sepse ne kemi pavarësi në furnizimin me energji elektrike në veri të Kosovës. Me këtë marrëveshje kemi ruajtur paqen dhe stabilitetin, kemi arritur të sigurojmë furnizim normal me energji elektrike. Do të zgjidhim shumë çështje që kanë të bëjnë me kufizimet për rinovimin e infrastrukturës, për shkak të rrënimit të saj, një pjesë e energjisë elektrike nuk ka arritur te konsumatorët”, shtoi Petkoviç.

Ai, gjithashtu, përmendi Vallaçin, dhe kinse rrezikun e këtij stacioni në Vallaç, se qeveria e Kosovës do t’i shkyqë nga rrjeti elektrik, serbet e Mitrovicës.

“Populli ynë duhet të jetë i qetë dhe paqësor sepse qeveria e Prishtinës nuk ka asnjë argument që të ‘pushtojë’ Vallaçin, me forcë ta marrë atë stacion të rëndësishëm, të shkyçë konsumatorët nga veriu dhe t’i lërë pa rrymë. Kjo nuk është më e mundur, sepse ‘Elektrosever’ do të jetë në krye të furnizimit me rrymë në veri të Kosovës”, tha mes të tjerash Petkoviç.

Ai tregoi dy letra që përfaqësonin një paketë marrëveshjesh energjetike.

Letra e parë është një garanci nga Miroslav Lajčak, ku thuhet qartë se ‘Elektrosever’ do të jetë përgjithmonë i pranishëm në Vallaç dhe se çdo aktivitet, riparim i rrjetit apo diçka tjetër që do të kryhet nga KEDS ose KOST do të jetë i mundur vetëm me pëlqimin dhe praninë e ‘Elektrosever’.

Ndërsa, dokumenti tjetër i rëndësishëm, siç thekson ai, janë garancitë e komunitetit energjetik se ajo që kemi rënë dakord me KEDS-in në Stamboll është brenda kornizës rregullative dhe kjo do të respektohet kur të nënshkruhet marrëveshja me KEDS-in.

Ai, gjithashtu, njoftoi të martën në Bruksel, se do të vazhdojnë negociatat për çështje të tjera të rëndësishme siç është për personat e zhdukur, bashkëpunimin rajonal, dërgimin e barnave nga Serbia dhe sigurinë e serbëve në Kosovë.

Arrihet marrëveshje Kosovë-Serbi për energjinë

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika