Fadil Geci përfundon dëshminë në Hagë

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë, pas dy dite ka përfunduar dëshminë dëshmitari i 96-të i Zyrës së Prokurorit të Spezializuar (ZPS), Fadil Geci

Fadil Geci ka përfunduar dëshminë e tij në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë si dëshmitarë i Prokurorisë.

Ai ka dëshmuar dy ditë radhazi.

Në ditën e dytë(e mërkure) Geci, gjatë dëshmisë së tij në Hagë, ka deklaruar se nuk ka thënë rastësisht që Hashim Thaçi është njeri i rrezikshëm.

Një gjë të tillë, ai e tha kur u ballafaqua me deklaratat e Thaçit për autoritetet e drejtësisë, ku kishte përdorur një raport mjekësor të Gani Gecit për të demantuar deklaratat e tij publike që përmbanin akuza për tani të akuzuarin, raporton“.

“Edhe ju vlerësoni vetë çfarë dredhish i bën ky. Çfarë pabesish i bën ky. Nuk iu kam thanë rastësisht që është njeri i rrezikshëm me këto dredhish, por tanave iu vjen fundi. Ganiu është shnosh tash”, ka thënë Geci ndër tjera.

Ai gjithashtu pati vrejtje sa i përket përkthimit në gjykatë.

“I bën dëm të mbrojturit tënd”, debat në mes Gecit dhe avokatit të Thaçit

Në një pjesë të seancës pati një debat në mes dëshmitarit Fadil Geci dhe avokatit të Hashim Thaçit, Luka Mishetiq.

Dëshmitari i tha avokatit se një gjë që e tha ai nuk i bën mirë të mbrojturit të tij. Ndërsa, Mishetiq ia ktheu se me mbrojtjen e klientit të tij merret vetë ai dhe se Geci duhet të merret me gjërat që ai i din.

“Me mbrojtjen e klientit tim merrem unë. Ti duhet të merresh me gjërat që do ta na tregosh që i di vetë. Më shumë vlerë ky koment. Faleminderit”, tha Mishetiq.

Në ditën e parë të dëshmisë Geci ka thënë se nuk ka qenë nën komandën e LPK-së.

Ai është shprehur se i raportonte Ahmet Krasniqit asokohe.

Fadil Geci gjithashtu ka thënë se komunikata 59 e cila njolloste vëllezërit Geci, është shkruar nga Hashim Thaçi.

Këtë gjë, Geci e tha të martën gjatë dëshmisë së tij në Hagë, duke u përgjigjur në kundërpyetjet e mbrojtjes së Thaçit përmes avokatit Luka Mishetiq.

“E kam ditë që Hashim Thaçi e ka shkru. Prej ditës të parë që e ka shkru, unë e kam ditë dhe i kam shku në shpi e i kam thanë ama përgjigjen për komunikatën 59. Ka thanë brenda ni muaji babai i tij që ta dha përgjigjen e kurrë s’ma ka dhanë përgjigjen”, tha Geci.

Geci gjithashtu ka folur edhe në lidhje me vrasjen e komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Abedin Rexhës.

Në dëshminë e tij, Geci citoi vëllain e tij, Gani Gecin, duke thënë se komandanti i njohur i UÇK-së si, “Sandokani” nuk ishte vrarë nga plumbat, por kishte vdekur nga shkaqe natyrore.

Avokati i Hashim Thaçit, Luka Mishetiq, gjatë procesit lexoi një raport të autopsisë së EULEX-it për “Sandokanin”, duke cituar se shkaku i vdekjes nuk ishte përcaktuar me siguri.

“Prokurori i thotë asaj (Sanije Rexha, gruaja e Abedin Rexhës); dua të them zonjë gjithashtu për fat të keq raporti i autopsisë nuk e thotë dot me saktësi se cili ishte kanali i plagës. Sepse mund të vlerësohet etëm duke e parë indet buta, ne tani kemi vetëm kocat. Kështu që situata kur plumbi hyri në kraharor dhe doli në shpatull, del nga shpjegimi i yt. Po ta kishim trupin e tij të freskët, apo një foto të trupit të tij të freskët apo mbas disa viteve. Mund ta kishin përcaktuar me siguri. Prandaj duam të bëjmë analizën e ADN-së që të vërtetojmë që janë 100 për qind eshtrat e burrit. Pastaj është konkluzioni i ADN-së…

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika