Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Nuredin Ibishi, i njohur si komandant “Leka”, është paraqitur sot në Gjykatën Speciale të Hagës për të dëshmuar në rastin më të madh në Dhomat e Specializuara, që lidhet me krerët e UÇK-së.
Ai është dëshmitari i 97-të në këtë proces gjyqësor, që përfshin Hashim Thaçi, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin.
Para Nuredin Ibishit, ka dëshmuar gjithashtu Fadil Geci.