Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka uruar hungarezët në Ditën Kombëtare.
Përmes një postimi në rrjetin social “X”, kryeministri ka uruar popullin hungarez, ku u shpreh se sot ata nderojnë luftën e guximshme të popullit ku shumë prej të cilëve sakrifikuan jetën e tyre në vjeshtën e vitit 1956, duke protestuar kundër terrorit dhe shtypjes sovjetike në atë që u bë fillimi i Revolucionit Hungarez.
Kurti theksoi se Kosova qëndron përkrah popullit hungarez në këtë ditë kyçe, e cila mbetet simbol i fuqishëm i luftës për sovranitet dhe vullnetin e popullit për liri.