“Sulm terrorist” në kompaninë e hapësirës ajrore në Turqi, disa të vdekur

Ministri i Brendshëm i Turqisë tha se një “sulm terrorist” në ambientet e kompanisë turke të hapësirës ajrore dhe mbrojtjes TUSASH të mërkurën la një numër njerëzish të vdekur e të plagosur.

Ali Yerlikaya nuk dha detaje të mëtejshme mbi sulmin ndaj “Turkish Aerospace Industries Inc.”, në periferi të kryeqytetit, Ankara, raporton Reuters.

“Një sulm terrorist u krye kundër objekteve të Industrisë Ajrore Turke Inc. (TUSASH) në Kahramankazan në Ankara. Fatkeqësisht, kemi të vdekur dhe njerëz të plagosur pas sulmit”, tha Yerlikaya në X.

Ende nuk dihet shkaku i shpërthimit dhe të shtënave që pasuan, por disa media raportuan se kishte ndodhur një sulm vetëvrasës. Shërbimet e urgjencës u dërguan në vendngjarje, njoftoi agjencia shtetërore Anadolu.

TUSAS është një nga kompanitë më të rëndësishme të mbrojtjes dhe aviacionit të Turqisë. Ajo prodhon “KAAN”, avionin e parë luftarak kombëtar të vendit, ndër projekte të tjera.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani takon presidentin e Sirisë, bisedojnë për hapjen e...

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, në kuadër të Forumit Diplomatik të Antalyas në Turqi është takuar edhe me presidentin e ri të Sirisë, Assad...

Presidentja Osmani udhëton për në Turqi me ftesë të Erdoganit,...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani me ftesë të Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, ka udhëtuar të merr pjesë në Forumin Diplomatik të Antalisë. Në një...

Osmani: Beteja e Koshares, flakadani që nuk shuhet kurrë

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka nderuar 26-të vjetorin e Betejës së Koshares. Osmani tha se flakadani që nuk shuhet kurrë është Beteja...

Të fundit nga rubrika