“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë shembull për sundim të ligjit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit të të drejtave të njeriut.

Osmani theksoi se vendi jonë ka kushtetutën tejet unike që ia “vesh” Presidentit të saj detyrën për funksionimin kushtetues të të gjitha institucioneve në vend. Osmani më tej theksoi se në Forumin e Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit.

“Kosova mbetet e angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit, respektimit të të drejtave të njeriut të cilat janë mishëruar si vlera themelore të rendit tonë kushtetues dhe janë vendosur në vet themelet e shtetit tonë. Kushtetuta jonë është tejet unike,  ndër të tjera presidentit të vendit i vesh detyrë tejet të rëndësishme dhe substanciale. Detyrën për të garantuar funksionimin kushtetues të të gjitha institucioneve të vendit. Në interpretimin e kushtetutës, shkronjës dhe frymës së saj gjykatat kushtetuese sot paraqesin institucionet kulmor të cilat bartin një mision dhe përgjegjësi jashtëzakonisht të madhe, sidomos në demokraci të reja sikurse Kosova. Në garantimin dhe afirmimin e parimeve kushtetuese të kushtetutave që iu buron legjimiteti. Zhvillimi i drejtësisë kushtetuese është i pashmangshëm dhe i lidhur me shkencat e drejtësisë”, tha presidentja Osmani.

Osmani ka theksuar se gjatë mandatit të saj është udhëhequr çdo ditë nga kjo detyrë e shenjtë në ushtrimin e të gjitha kompetencave.

Ajo shtoi se Republika e Kosovës për këto 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 viteve të themelimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë një shembull të jashtëzakonshëm të sundimit të ligjit.

“Republika e Kosovës përgjatë 16 vite të ekzistimit të saj dhe 15 vite të ekzistimit të Gjykatës Kushtetuese ka dhënë shembull jashtëzakonisht të mire të sundimit të ligjit. Dhe në veçanti institucionet e Kosovës kanë treguar një kulturë dhe përgjegjësi të lartë institucionale në respektimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Edhe pse ka raste kur nuk iu kanë pëlqyer”, vijoi Osmani.

Ndryshe Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës është mikpritëse e Takimit të Dytë Vjetor të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, në cilësinë e njërës nga anëtaret themeluese dhe me të drejta të barabarta të këtij forumi profesional ndërkombëtar të drejtësisë kushtetuese.

Përvjetori i parë i themelimit të Forumit të Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, shënohet përmes disa aktiviteteve.

Ndryshe, konferenca do të vijojë punimet me dy sesione, ku në mesin e folësve kryesor do të jenë kryetarët dhe gjyqtarët e gjykatave kushtetuese të vendeve të rajonit, përfaqësuesit e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut, Gjykatës së Drejtësisë të Bashkimit Evropian, Komisionit të Venecias dhe Asociacionit Botëror të Juristëve.

Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit, i themeluar më 27 tetor të vitit 2023, bashkon Gjykatat Kushtetuese të Kosovës, Shqipërisë, Bullgarisë, Maqedonisë së Veriut, Malit të Zi, dhe Turqisë, rreth vlerave të përbashkëta të demokracisë, sundimit të së drejtës dhe mbrojtjes të së drejtave të njeriut.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika