Abazi: Kurti duhet të vijë në Kuvend për të treguar për situatën në KEK

Deputeti i pavarur, Haki Abazi i ka bërë ftesë kryeministrit, Albin Kurti për të qenë prezent në hollin e Kuvendit, e që sipas tij, kreu i ekzekutivit duhet të “jap llogari” për se pse Korporata Energjetike e Kosovës [KEK] është në një situatë të tillë.

Abazi në “seancën e jashtëzakonshme të Kuvendit të Kosovës” e të thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës {LDK], për skandalet e fundit të KEK-ut tha se duhet të i vendoset një karrige speciale në Kuvend, Dejona Mihalit.

Haki Abazi: “Një pushtet i majtë nuk i ka lanë asnjë vend sindikatave, asnjëherë as në kohë të Serbisë nuk janë ndalë sindikatat, sot nga kjo qeveri janë përjashtua të gjitha sindikatat”

“Publikisht po them, duhet të lëshohet Nagip Krasniqi se është i pafajshëm, veç që e ka nënshkru diçka nën presion, duhet të merren ata që marrin vendimet, për të arritur qëllimet e veta. Ne duhet që me ngulm të kërkojmë kthimin e demokracisë dhe llogaridhënien e informacionave.Kurti tha që po i sheh pensionistët duke rregulluar kopshtet në Kosovë, unë kam një pyetje, a po i sheh pensionistët që janë në kantat e bërllokut. 17 euro është pagesa për çkyqje, nëse 3-4 ditë vonohet për me pagu faturën, kyçja dhe ç’kyqja kushtojnë sa mesatarja e faturave”, tha ai.

“Kryeministri duhet me ardhë këtu edhe me kallxu pse KEK-u është në këtë situatë këtu, ideja që për katër vite është veç një ankand për panelet solare, edhe me atë me një kompani pa përvojë. I propozoj kryetarit që me e sjellë një karrikë speciale që me e ulë qetu Dejona Mihajlin edhe me na shpjegu çka po ndodh”, tha Abazi.

Abazi i falënderoi deputetet Doarsa Kica e Drita Millaku, të cilat nga grupi parlamentar i LVV-së kaluan në LDK.

“Unë po dua t’i falënderojë publikisht Drita Millakun, Doarsa Kicën e deputetëve tjerë të cilët e kanë kuptu dhe nuk iu kanë nënshtruar diktatit dhe idesë që nuk guxon me debatu në demokraci për çështje të interesit publik. Ky është paradoks. Kjo është çmenduri”, tha ai.

Shija e redaktorit

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Të fundit nga rubrika