A ka raport në prokurori nga shefi i AKI-së për gazetarët Kajtazi e Mehmetaj?

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi, e mohoi se po zhvillojnë hetime ndaj gazetarëve, Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehemtaj, por e konfirmoi se po shqyrtojnë informata të cilat sipas tij “iu kanë ardhur ose qarkullojnë nëpër media”. Gazetari Lirim Mehmetaj tregon se nuk është ftuar nga Prokuroria dhe beson se nëse ndodh kjo do të ishte shkelje e ligjit dhe e motivuar politikisht. Në anën tjetër Agjencia e Kosovës për Inteligjencë për të gjitha këto zhvillime ka zgjedhur të heshtë.

“Ata e bënë një lajm me burime se gjoja, Berat Buzhala dhe Ilir Mirena paguhen nga Milan Radojiçiqi”.

Gazetarët Vehbi Kajtazi dhe Lirim Mehmetaj janë nën llupën e Prokurorisë Themelore të Prishtinës, por zyrtarisht nuk kanë nisur hetime ndaj tyre.

Për TV Dukagjini, këtë informacion e ka konfirmuar Kryeprokurori, Zejnullah Gashi, i cili është shprehur se janë në fazën e shqyrtimit të informacioneve.

“As nuk po hetohen, as nuk është marrë vendim për hetim, as kurgjo, vetëm jemi në shqyrtim të informatave, të cilat na kanë ardhur ose po qarkullojnë nëpër media. Hetim zyrtar të nisur nuk kemi”, ka thënë Gashi.

Në përgjigjen përmes telefonit, mes rreshtash, Kryeprokurori lë të nënkuptohet se kanë materiale edhe nga palë të tjera, përpos atyre që qarkullojnë në media.

Kryeredaktori i mediumit, Albanian Post, Lirim Mehmetaj, vazhdon të besojë se në Prokurori ka deponuar materiale hiq më pak se Shefi i AKI-së.

“Arsye zyrtar, me të cilën kanë shkuar në Prokurori ka të bëjë me faktin se publikimit nga ana ime të dy emrave të dy zyrtarëve të AKI-së të përfshirë në ilegalitetit të tillë, kjo është alibia. Por arsye kryesore nuk ka të bëjë me zbulimin e emrave. Por ka të bëjë me faktin se këta gazetarë janë problematikë për pushtetin edhe këta ose duhet me i stopu, ose duhet me i përly ose duhet në njëfarë forme me i pengu me vazhdu me e bo punën e tyre”, ka thënë Mehmetaj.

Mehmetaj e konfirmon se ende nuk është ftuar nga Prokuroria, dhe beson se në rast se nëse respektohet ligji, ajo nuk do të ndodhë.

Ai shton se Shefi i AKI-së duhet të japë llogari për rrjedhjen e informacionit, e jo të kërkojnë llogari nga gazetarët.

“Ata zyrtarisht të paktën si na ka interpretu Ganimete Musliu që është shefe e Komisionit Parlamentar për AKI-në, dhe presidentja Vjosa Osmani, Shefi i AKI-së e ka mohuar që është i përfshirë në dhënien e lajmit të rrejshëm përmes AKI-së në RTK, ama ankesën ata nuk e kanë për këtë. Nuk është në Prokurori se është raportu rrejshëm nga kolegu Kajtazi, ankesën e kanë pse po zbuloni identitet të personave që punojnë brenda AKI-së”, ka thënë Mehmetaj.

Në anën tjetër, gazetari Vehbi Kajtazi, i cili është kontaktuar gjatë ditës por nuk ka treguar gatishmëri që të flasë, përmes shkrimeve në “Facebook”, ka thënë se dy ose tre zyrtarë të AKI-së të cilët i ka identifikuar me fotografi dhe me emër, po e përcjellin gjatë gjithë kohës.

Kajtazi madje pretendon se AKI po e përgjon dhe vëzhgon në mënyrë të kundërligjshme vet Kajtazin, dhe gazetarët, Berat Buzhala, Ilir Mirena dhe Lirim Mehmetaj.

Për këto pretendime, TV Dukagjini ka kërkuar një qëndrim zyrtar nga Agjencia e Inteligjencës, por ashtu siç veprojnë zakonisht, nuk janë përgjigjur.

E Mehmetaj thotë vet drejtori i RTK-së, bazuar në procesverbal, gjatë një mbledhjeje ka thënë se lajmin e rrejshëm nga gazeta boshnjake ia ka dhënë fillimisht një zyrtar i AKI-së.

Përkundër se as Prokuroria e as AKI-ja nuk e kanë konfirmuar nëse drejtori Petri Ajeti ka dorëzuar raport ndaj dy gazetarëve, dhe nuk kanë treguar se për çka bëhet fjalë, neni 5 i “LIGJIT PËR AGJENCINË E KOSOVËS PËR INTELIGJENCË” ndër të tjera thotë se “Drejtori i AKI-se, (ix) siguron se AKI-ja nuk ndërmerr asnjë veprim me qëllim të ndikimit në procese politike, opinion publik, politika dhe media në Kosovë;”.

Shija e redaktorit

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” Promovon në Tiranë serinë e Lektyrave Shkollore

Në ditën e katërt të edicionit të 27-të Panairit të Librit në Tiranë, Shtëpia Botuese “Dukagjini” promovoi serinë e lektyrave shkollore, e cila këtë...

Të fundit nga rubrika