“Po përcjellët nga AKI-ja”, Mehmetaj – VV-së: Stalinistët s’mund të më mbajnë ligjërata për patriotizëm

Gazetari Lirim Mehmetaj, në emisionin "Debat Plus," i ka quajtur VV-në "stalinistë" duke i kritikuar për përdorimin e strukturave të inteligjencës për të kontrolluar gazetarët

Gazetari Lirim Mehmetaj ka hedhur akuza ndaj partisë në pushtet, duke pretenduar se është përcjellë ilegalisht nga Agjencia Kosovare e Inteligjencës (AKI) politike.

A ka raport në prokurori nga shefi i AKI-së për gazetarët Kajtazi e Mehmetaj?

Mehmetaj ka thënë ndjekje e tij është e kontrolluar partiakisht nga Lëvizja Vetëvendosje dhe se këto veprime janë të motivuara për të shërbyer qëllimeve të pushtetit aktual.

Sipas Mehmetajt, ndjekja ilegale nga AKI është bërë përmes një strukture partiake që fillon nga shefi i AKI-së, Petrit Ajeti.

“E kam ditë moti, jo se i kam vërejt unë, por e kam pasur informacion. Janë zyrtarë të Njësisë për Vëzhgim dhe është përcjelle ilegale e motivuar politikisht për ti shërbyer qëllimeve të caktuar të pushtetit.

Ne kemi pasur publikime për keqpërdorime eventuale brenda AKI-së, por jo kritikë për AKI-në. Por për një strukturë që kontrollohet partiakisht nga VV-ja, e cila fillon prej shefit të AKI-së, Petrit Ajetit. Tash këtu duhet me pasë parasysh një sen”, ka thënë Mehmetaj.

Në linjë të kësaj, Mehmetaj kritikoi Vetëvendosjen, duke i quajtur “stalinistë” dhe duke theksuar se ata nuk kanë të drejtë t’i japin leksione për patriotizëm.

“Unë edhe familjarë kam dëshmorë kur ka ndodhur çlirimi i Kosovës, atij që Kurti i ka thënë okupim. Unë jam gëzuar kur është shpallur Kosova, shtet i pavarur, dhe nuk kam thënë është tre hapa prapa. Dhe kurrë nuk mu ka dukë flamuri i Kosovë, si i flamuri i Kosovës Petorlit. Më me mbajt ligjëratë këta stalinistët për atdhedashuri e patriotizëm është pak e tepërt edhe nuk po ngjet. Sa i përket situatës ë fundit, që kanë tentuar me dërgu info në prokurori, kinse ne kemi bërë zbulim të emrave, çka nuk është me ligj. Këtu ka shumë gabime…. nëse ka rrjedhje të informacionet prej AKI-së, dhe gazetarët i publikojnë, ky është problem për AKI-në. Dhe përgjegjësi për mosrrjedhje të informacionit, është shefi i AKI. Duhet të hetohet institucioni se kush po ua nxjerr informacionit jashtë”, ka shtuar Mehmetaj.

Shija e redaktorit

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Novosellës: Rexhep Boja na kujton rilindësit tanë, të cilët i...

Ish i burgosuri politik Selatin Novosella në fjalën e tij në Konferencën shkencore për nderë të figurës së ish-myftiut të Kosovës, Rexhep Bija ka...

Të fundit nga rubrika