Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mbrëmjen e së enjtes, rreth orës 21:00 në rrugën “Rrahim Beqiri” në Prishtinë.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, dy të dyshuar kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të një lokali dhe janë larguar në drejtim të panjohur.
“Në vendin e ngjarjes kanë dal njësitë policore ku kanë takuar dy viktimat meshkuj kosovarë të cilët kanë pësuar lëndime trupore si pasojë e përleshjes fizike”, thuhet në raport.
Lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe rasti është nën hetime.
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, Policia në kërkim të të dyshuarve