Një muaj paraburgim për të dyshuarin për fajde në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një muaj paraburgim për E.V., i dyshuar për përfshirje në fajde.

Gjykata Themelore në Ferizaj

Gjykata Themelore në Ferizaj ka vendosur një masë paraburgimi njëmujor për të pandehurin E.V., i dyshuar për përfshirje në veprën penale të fajdesë. Sipas Gjykatës, ekziston një dyshim i arsyeshëm se E.V. ka bashkëpunuar me të pandehurin tjetër, Sh.V., duke e ndihmuar në realizimin e kësaj veprimtarie kriminale.

Dyshohet se aktivitet kanë nisur që nga dhjetori i vitit 2023 në zonën e Fushë-Kosovës, ku i pandehuri E.V., sipas Gjykatës, ka kryer detyra të caktuara në emër të Sh.V. Konkretisht, çdo muaj, E.V. ka shkuar në një objekt afarist në Fushë Kosovë, pronë e Xh. Sh., ku është prezantuar me emrin V.V. Për llogari të Sh.V., ai ka mbledhur qira nga disa qiramarrës të objekteve, duke përfituar shuma të ndryshme si 300 euro nga F.H., 2,000 euro nga S.K., 450 euro nga J.Sh., 250 euro nga B.M., 600 euro nga A.G. dhe 250 euro nga S.K.

“Gjykata Themelore në Ferizaj, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Ferizajt, për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit E.V., shtetas i Republikës së Kosovës, për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale fajdeja në ndihmë nga neni 331 paragrafi 2 lidhur me nenin 33 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore dhe analizimit të shkresave të lëndës, gjyqtari i procedurës paraprake i Departamentit për Krime të Rënda, ka vlerësuar se ekziston dyshimi i bazuar, se i pandehuri nga muaji dhjetor 2023 në Fushë Kosovë ka ndihmuar të pandehurin Sh.V., në kryerjen e veprës penale të fajdesë, në atë mënyrë që me kërkesën e të pandehurit Sh. Në fillim të çdo muaji ka shkuar te objekti ndërtimor afarist në Fushë Kosovë i cili është pronë e të pandehurit Xh. Sh., dhe është prezantuar me emër V.V., kurse prej qiramarrësve të lokaleve afariste ka marrë qiratë për të pandehurin Sh.V. dhe atë F.H. në shumë prej 300 euro në muaj, S.K. në shumë prej 2.000 euro, J.Sh., në shumë prej 450 euro në muaj, B.M. në shumë prej 250 euro në muaj, A.G., në shumë prej 600 euro në muaj dhe S.K. në shumë prej 250 euro në muaj, duke përfituar dobi pasurore në shumë rreth 40.000 euro.

Gjyqtari i procedurës paraprake, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të pandehurit e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së, dhe të njëjtit i është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej një (1) muaj.

Me këtë rast palët njoftohen se ankesa kundër këtij aktvendimi nuk e shtynë ekzekutimin e tij”, thuhet në njoftim e gjykatës.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika