Heidi Baçi largohet nga “Goca dhe Gra”, Einxhel Shkira zë vendin e saj

Heidi Baçi po e lë përfundimisht Shqipërinë.

Një nga protagonistet e Big Brother Vip Albania 3, Heidi Baçi vazhdoi të jetë në qendër të vëmendjes edhe shumë muaj pas përfundimit të spektaklit.

Duket se shkak për protagonizmin e saj ishte lidhja me aktorin dhe moderatorin Romeo Veshaj.

Pushime, foto të shfaqur bashkë, të lumtur, me shaka të ndryshme u postuan çdo ditë pothuajse nga çifti.

E me sa duket, muaji i tyre i stërzgjatur i mjaltit erdhi në një shije të hidhur, pasi dyshja përfunduan lidhjen e tyre.

Kur gjithcka dukej se po shkonte në rregull me Heidin, pas pjesëmarrjes së saj si një nga rolet kyçe në “Goca & Gra” edhe këtu fati i keq e përcolli modelen.

Burime të Tv Dukagjini, kanë mësuar se Heidi Baci do të zhvendoset në Itali pasi që në Tiranë ka mbetur e vetme dhe nuk po arrin ta përballojë gjithë gjënë e vetme.

Einxhel Shkira pritet të jetë në vendin ku qëndroi Heidi për pak kohë, e që duket se debatet e forta nuk do të mungojnë.

Kujtojmë se në pjesë të kastit për këtë edicion janë edhe Rudina Dembacaj e Egla Ceno.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika