Vuçiqi flet me Von der Leyen për Kosovën, presidentja e KE-së nesër vjen në Kosovë

Vizitën e Presidentes së Komisioni Evropian, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk e ka lëshuar pa e shfrytëzuar politikisht në raport me Kosovën, por fillimisht duke thënë se nuk do e hedh fajin tek të tjerët, siç vepronë disa, por se duhet domosdoshmërisht një kompromis. Në anën tjetër, presidentja Ursula von der Leyen, dha shumë komplimente për Serbinë dhe reformat, duke mos përmendur fare çështjen e Kosovës e as kushtin për fondet e Planit të Rritjes që ka të bëjë me dialogun.

Vizita e Von Der Leyen në Serbi është përcjellë me disponim të mirë për të, e madje me shumë lëvdata për presidentin serb.

Presidentja e Komisionit Evropian e përgëzoi Serbinë për përgatitjet në agjendën e reformave për të përfituar mbi 1.5 miliardë euro nga fondi 6 miliardësh i BE-së.

Asaj madje i bëri përshtypje fakti se Vuçiq nuk ka shkuar samitin BRICS, por nuk i interesoi fakti se në mesin e katër zyrtarëve serb që kanë shkuar të takohen me Vladimir Putinin, është edhe zëvendëskryeministri, Aleksandar Vullin, njeriu që  Thesari i SHBA-së e ka futur në listën e zezë.

Megjithatë, politikania gjermane anuloi takimin e paraparë me kryeministrin serb, Millosh Vuçeviq, pasi ai ka takuar ministrin e Zhvillimit Ekonomik të Rusisë, Maksim Reshetnikov. Këtë ia ka konfirmuar Radios Evropa e Lirë, një zëdhënës i Komisionit Evropian.

Von der Leyen anulon takimin me kryeministrin serb, pasi ai takoi ministrin rus

Në konferencë, presidentja Von der Leyen u përgjigj edhe në pyetjen se kur Serbia do të anëtarësohet në Bashkimin Evropian.

“… siç e shihni me Planin e Rritjes, ne tashmë kemi hapur pjesërisht derën për integrimin ekonomik, por i gjithë diskutimi që kemi për sundimin e ligjit, sistemin gjyqësor, politikën dhe sigurimin e përbashkët, për shembull, është një proces për t’u vendosur në linjë me politikat e Bashkimit Evropian. Kur qëllimi arrihet, atëherë vjen hapi drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian, dhe prandaj është vendimi i vendit kandidat”, ka thënë Von der Leyen,

Në situatën kur nuk u përmend asnjë nga obligimet që Serbia ka ndaj dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes për të përfituar nga fondi për rritje, nikoqiri tregoi se takimin e ka shfrytëzuar për të folur edhe për Kosovën.

“Ne biseduam për Kosovën, dhe nuk do të veprojë si të tjetër që të shfrytëzojë këtë rast që ta lë fajin tek dikush tjetër. Por unë e shpjegova në mënyrë të detajuar dhe të plotë qëndrimet e Serbisë dhe domosdoshmërinë e kompromisit, negociatave dhe të ardhmen e gjithë rajonit”, ka thënë Vuçiq.

Vuçiq tha se pret që deri në fund të vitit Serbisë t’i hapet edhe një kapitull i ri i negociatave për anëtarësimin në BE, ndërsa njoftoi se së shpejti do ta rihapin ambasadën në Ukrainë.

Pas Serbisë, Von der Leyen do të vij edhe në Kosovë, ku do të takohet me presidenten Vjosa Osmani, dhe kryeministrin Albin Kurti, ndërkaq po të shtunën vizitën rajonale do ta përfundojë me takimin me liderët e Malit të Zi.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika