LDK kritikon MPJD-në: Keqmenaxhimi ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës për keqmenaxhim, duke akuzuar për humbjen e qindra dokumenteve diplomatike, përfshirë pasaporta dhe letërnjoftime të qytetarëve jashtë vendit.

Lumir Abdixhiku, Kryetar i Lidhjes Demokratike të Kosovës

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka kritikuar qeverinë dhe Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD) për keqmenaxhim dhe mungesë kompetence në ofrimin e shërbimeve diplomatike.

MPJD-ja del me njoftim: Operatori shkaktoi vonesa të papranueshme në dërgimin e dokumenteve

Sipas LDK-së, Ministria ka dështuar në menaxhimin e postës diplomatike, gjë që ka rezultuar në humbjen e qindra dokumenteve të rëndësishme, përfshirë 400 pasaporta të qytetarëve të Kosovës që jetojnë jashtë vendit, mbi 160 letërnjoftime dhe vendime për shtetësinë.

“Pushteti aktual po tregon paaftësi të thellë dhe dështime të njëpasnjëshme. Përveçse nuk i ka sjellë Kosovës asnjë njohje të re apo anëtarësim ndërkombëtar, nuk arrin të menaxhojë asnjë proces kaq të thjeshtë siç është posta diplomatike.

Keqmenaxhimi dhe mungesa e kompetencës së Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, sipas raportimeve të mediave ka çuar në humbjen e 400 pasaportave të mërgimtarëve, mbi 160 letërnjoftimeve dhe vendimeve për shtetësinë. Me taksat e qytetarëve, MPJD paguan çmime të larta për dërgesat diplomatike, gjashtë herë mbi çmimin e tregut, por përsëri dështon, ashtu si në çdo proces tjetër. Kjo Ministri e cila i ka lënë fajin operatorit ekonomik për këtë skandal, ka për obligim që të sqarohet për këtë.

Lidhja Demokratike e Kosovës është thellësisht e shqetësuar nga ky dështim i Ministrisë së Punëve të Jashtme, në ofrimin e shërbimeve të rëndësishme si posta diplomatike, veçanërisht në rastin ku është paguar shumëfish më shtrenjtë për një tender, i cili në fund rezulton i dështuar.

Qytetarët tanë meritojnë respekt, transparencë dhe një qeveri që i jep përparësi nevojave të tyre. LDK angazhohet për të adresuar këto çështje, duke i siguruar çdo qytetari se jemi këtu për t’i shërbyer vendit. Ndryshimi po vjen”, thuhet në reagimin e LDK-së.

Ndërkaq, MPJD reagoi përmes një deklarate ku fajësoi operatorin ekonomik për vonesat “të papranueshme” në dërgimin e dokumenteve dhe sqaroi se ka marrë masa për shkëputjen e kontratës me të.

Ministria njoftoi se operatori shkaktoi vonesa të konsiderueshme që kanë ndikuar negativisht në shërbimet ndaj qytetarëve, gjë që e detyroi MPJD-në të veprojë menjëherë për të ndaluar vazhdimin e kontratës.

Ndërkohë, MPJD sqaroi se nuk ka pasur humbje të pasaportave të mërgimtarëve, por vetëm vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara.

“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës deklaron që nuk bëhet fjalë për humbje dokumentesh, por për vonesa në mbërritjen e tyre në destinacionet e caktuara,” thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika