Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka pritur në takim presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.
Takimi i Von der Leyen me Kurtin është duke u zhvilluar në objektin e Qeverisë, ndërsa paraprakisht presidentja e KE-së ka takuar edhe presidenten Vjosa Osmani.
Von der Leyen është duke qëndruar në Ballkanin Perëndimor nga 23 tetori, së pari ajo vizitoi Shqipërinë ku u takua kryeministrin shqiptar Edi Rama, dhe mbajti një fjalim në ceremoninë e inaugurimit të kampusit të Kolegjit të Evropës në Tiranë.