Cilat janë motivet e sulmit fizik ndaj kryetarit të Komunës së Pejës?

Gazmend Muhaxheri, kryetar i Pejës

Sot është sulmuar fizikisht kryetari I Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri nga disa persona të dyshuar, ku dy prej tyre janë arrestuar.

Nderkohe Portali Dukagjini ka kontaktuar me institucionet e rendit, për të marrë detaje rreth motiveve të këtij sulmi ndaj kryetarit të Muhaxheri, por nuk jane dhënë detaje.

Por sipas deklarimit të kryetarit, Gazmend Muhaxherit, dyshohet se motivet kryesore të sulmit fizik mund të ndërlidhen me investimet e mëhershme të komunës së Pejës, më saktësisht dyshohet për projektin e një ujësjellësi në fshatin Stankaj të Rugovës. Ky investim në këtë ujësjellës ka shfaqur pakënaqësi tek dy të dyshuarit e rastit të sotit.

Ndryshe, për rastin ka reaguar menjëherë kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, i cili ka kërkuar nga organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta pas sulmit fizik ndaj kryetarit të Pejës.

Abdixhiku përmes një statusi në Facebook ka thënë se këto sulme nuk do ta ndalin e as ta frikësojnë Muhaxherin.

“Gaz Muhaxherin as s’mund ta ndalin e as s’mund ta frikësojnë. Është i gatuar ndryshe ky burrë! Organet e drejtësisë të japin rezultate të shpejta e të mbajnë përgjegjës ata që me argumentin e dhunës e urrejtjes provojnë të ndalin një udhëheqës e njeri të lirë”, ka shkruar ai.

Pas sulmit, edhe vetë Muhaxheri, i cili po udhëheq Pejën qe tri mandate, ka shkruar në Facebook, duke thënë se është shëndosh e mirë.

“I rrethuar mes miqve. Pas sulmit te befasishëm, jam shëndoshë e mirë. Ju falenderoj të gjithëve për interesimin”, ka shkruar ai.

LDK-ja e dënoi ashpër sulmin ndaj Muhaxherit, duke thënë se veprime të tilla nuk i shërbejnë demokracisë.

“Lidhja Demokratike e Kosovës me shqetësim pranoi lajmin për sulmin ndaj kryetarit të komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri. LDK dënon ashpër këtë sulm të dhunshëm dhe po ashtu kërkon nga autoritetet rezultate të shpejta për këtë çështje si dhe personat të mbahen përgjegjës para drejtësisë. Sulme të tilla nuk i shërbejnë demokracisë dhe janë nxitëse në këtë periudhë. Dhuna nuk ka vend në shoqërinë tonë, dhe veprime të tilla kërcënojnë sigurinë dhe mirëqenien e udhëheqësve tanë.  LDK në këto momente qëndron me kryetarin Muhaxheri dhe familjen e tij”, thuhet në reagim.

Edhe, Asociacioni i Komunave të Kosovës e ka dënuar ashpër aktin e dhunës të ushtruar ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Asociacioni i Komunave të Kosovës përmes një postimi në “Facebook” thuhet se aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës.

“Aktet e tilla kundër përfaqësuesve të zgjedhur nga qytetarët është akt i shëmtuar dhe vjen nga individ apo grupe që janë kundër rendit demokratik në Kosovës. Asociacioni i Komunave të Kosovës kërkon që institucionet kompetente të rendit dhe të drejtësisë të veprojnë menjëherë dhe akterët e këtij akti por edhe urdhërdhënësit të dalin para drejtësisë dhe të marrin dënimin e merituar”, thuhet në njoftim.


Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika