Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, e ka dënuar sulmin fizik që ka ndodhur ndaj kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit.
Konjufca përmes një postimi në “Facebook” ka thënë se një veprim i tillë është papranueshëm për shoqërinë kosovare që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë.
“E dënoj sulmin ndaj Kryetarit të Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxherit, si një akt të papranueshëm për shoqërinë tonë që për mjet dhe qëllim ka vetëm demokracinë. I uroj shërim të shpejtë e shëndet të plotë!Dhuna kurrë nuk ka qenë zgjidhje e kurrë nuk do të zë vend, sepse jemi të vendosur kundër saj.
Mbështes organet përkatëse në punën e tyre për zbardhje të plotë të ngjarjes dhe bëj thirrje që organet e drejtësisë ta ndjekin në plotni rastin dhe sulmuesit të marrin dënimin e merituar”, vijon postimi i Konjufces..