Kurti i kërkon Von Der Leyen heqjen e menjëhershme të masave të BE-së

Edhe kryeministri Albin Kurti të shtunën ka kërkuar që masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës të largohen menjëherë. Kjo kërkesë u bë në takimin që ai pati me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen

Kryeministri Albin Kurti ka shkruar pas takimit që ka pasur sot me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen. Kurti ka thënë se në këtë takim të katërt në Qeverinë e Kosovës, ka falënderuar Von Der Leyen për udhëheqjen e saj në avancimin e Planit të Rritjes së BE-së.

Temat qendrore të këtij bashkëbisedimi që u zhvillua vetëm pak ditë pas miratimit nga ana e Komisionit Evropian të Agjendës së Reformave të Kosovës, në kuadër të Planit të Rritjes së BE-së për Ballkanin Perëndimor, ishin zbatimi dhe përfitimet për Kosovën dhe qytetarët e saj nga kjo agjendë e reformave, marrëdhëniet dypalëshe ndërmjet Kosovës dhe Bashkimit Evropian, bashkëpunimi rajonal dhe procesi integrues i Kosovës në familjen evropiane.

Kryeministri Kurti i shprehu mirënjohjen e tij presidentes von der Leyen për përkushtimin e saj ndaj Kosovës dhe Ballkanit Perëndimor, që dëshmohet nga vizitat dhe takimet e shpeshta gjatë udhëheqjes së saj dhe avokimi i zëshëm për integrim të plotë të rajonit në Bashkimin Evropian.

“Urime për mandatin tuaj të ri. Ne llogarisim shumë në udhëheqjen tuaj, si në zgjerimin e Bashkimit Evropian ashtu edhe në fuqizimin e tij në skenën botërore”, tha kryeministri Kurti në fillim të takimit.

Duke folur për Agjendën e Reformave të Kosovës, kryeministri theksoi se ajo ka pesë fusha prioritare, parasheh 30 reformave dhe 111 hapa për të adresuar çështjet kryesore të ekonomisë sonë, që përfshijnë sigurinë energjetike, punësimin, tërheqjen e investimeve të huaja dhe formalizimin e punës dhe ekonomisë.

Ai tha se jemi të gatshëm e të përkushtuar që sa më parë të zbatojmë reformat edhe të përfitojmë sa më shumë nga mbështetja financiare në dispozicion që arrin vlerën prej 882 milionë euro.

Në këtë takim, kryeministri ritheksoi rëndësinë e largimit të plotë dhe të menjëhershëm të masave ndaj Kosovës dhe marrjen e statusit kandidat të Bashkimit Evropian, si meritë që reflektohet në angazhimin e palëkundur të Kosovës për integrim evropian dhe reforma, dhe zhvillimin ekonomik e progresin demokratik që ka shënuar viteve të fundit.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika