Inspektorati Policor: Do të verifikojmë pretendimet për keqtrajtim nga policia në veri

IPK ka njoftuar se hetuesit e saj do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim nga zyrtarët policor në Mitrovicë të Veriut lidhur me një incident në sheshin “Car Llazar”

Fotografi ilustruese

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) përmes një njoftimi në Facebook ka thënë se sipas detyrës zyrtare (ex officio) ka filluar procesin e grumbullimit të informacioneve dhe hetimit preliminar lidhur me pretendimet për keqtrajtim nga zyrtarët policor që janë bërë publike sot(e shtune) në media të ndryshme dhe ka pasur një reagim nga shoqëria civile në Mitrovicën e Veriut.

Në njoftim të IPK-së thuhet se “Sipas raporteve zyrtare incidenti raportohet të ketë ndodhur sot pas mesnatës (pas orës 3) kur policia ka arrestuar dhe shoqëruar në stacionin policor një qytetar me inicialet M.S me dyshimin se i njëjti ka dëmtuar pronën e një dyqani privat në prezencë të zyrtarëve policorë”.

Pas shqiptimit të një tikete për kundërvajtje (sipas Ligjit për rendin dhe qetësinë publike) i njëjti është liruar.

IPK ka thënë gjithashtu se hetuesit e saj përmes një hetimi preliminar do të verifikojnë pretendimet për keqtrajtim të të njëjtit nga policia gjatë ndërmarrjes së veprimeve policore në këtë incident.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika