Tahiri: Qeveria e ka futur Kosovën në rrugë pa krye

Besnik Tahiri ka kritikuar qeverinë lidhur me perspektiven evropiane të Kosovës. Sipas Tahirit qeveria ka dështuar të bëjë të qartë rrugëtimin pro evropian të Kosovës

Shefi i grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK) Besnik Tahiri, ka thënë se diplomacia e qeverisë së Kosovës ka dështuar të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro-postulatet e NATO-s, e kush jo.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ka shkruar se qeveria e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane.

“Nga një vend i goditur nga sulme të sponsorizuara terroriste nga regjimi i Vuçiqit, dhe i cili publikisht ka hequr dorë nga obligimet e caktuara nga dialogu dhe marrëveshja, diplomacia e dështuar e kësaj qeverie jo vetëm që nuk ka arritur të bëjë të qartë se kush përfaqëson pro-evropianizmin dhe pro postulatet e NATO-s për siguri kolektive, por e ka zhytur Republikën e Kosovës në një rrugë pa krye dhe me perspektivë zero evropiane”, u shpreh Tahiri.

Tutje Tahiri i AAK-së ka shkruar se qeveria aktuale i ka krijuar një terren të hapur presidentit të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

“Për më tepër, kjo qeveri i ka krijuar një terren të hapur Vuçiqit, i cili, në një konferencë për shtyp me Ursula von der Leyen në Beograd, u shfaq deri aty sa në prezencë dhe miratim të heshtur nga ana e saj, të flasë se si gjatë viteve regjimi i tij ka sfiduar 27 liderë të vendeve të BE-së lidhur me qasjen e dyfishtë të Serbisë pro Rusisë dhe Kinës dhe me perspektivën e garantuar evropiane. Kjo përbën një skandal dhe një dëm historik që po e paguajmë shtrenjtë çdo ditë!”, tha Tahiri.

Sipas tij, “Për të parë dhe u vërtetuar se çfarë ishin mesazhet e Presidentes së Bashkimit Evropian për përspektiven evropinane, duhet t’i dëgjoni fund e krye konferencat për media në Tiranë dhe Beograd, e tani e shihni se sa i është rrezikuar Kosovës përspektiva integruese”, ka shkruar Tahiri.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika