Kandidati për Kryeministër i Partisë Demokratike të Kosovës(PDK), Bedri Hamza, ka reaguar lidhur me sulmin ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxhiri.
Hamza përmes një postimi në Facebook ka thënë se sulmi fizik ndaj kryetarit Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm.
Ai gjithashtu ka shkruar se Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim.
“Sulmi fizik ndaj Kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri, është një akt i ulët dhe i papranueshëm, i cili duhet të adresohet dhe të dënohet sa më shpejt nga institucionet e rendit dhe ligjit”.
”Kosova ka nevojë për stabilitet, normalitet dhe bashkëpunim”, ka shkruar Hamza.