A do shtrenjtohet energjia elektrike në shqyrtimin e tarifave të reja në 2025?

Shqyrtimi i tarifave të reja për energjinë elektrike do bëhet në mars të vitit të ardhshëm, andaj duke parë kërkesat gjatë këtij viti nga KEDS dhe KESCO për shtrenjtim të këtyre tarifave mundësia mbetet të ndodh atëherë. ZRrE ka refuzuar herën e fundit të bëjë rishqyrtim të jashtëzakonshëm, e njohësit e fushës e shohin të mundshëm të ndodh në 2025 ani se thonë që momentalisht nuk ka arsye të mjaftueshme

Shqyrtim të tarifave të energjisë elektrike nga ZRrE pritet të ketë më së largu deri më 31 mars të 2025-të.

Aty këta të fundit vendosin nëse do këtë nevojë për rritje të çmimit të energjisë elektrike ose jo.

E nga deklarime se do ketë shtrenjtim të energjisë elektrike ende pa ardhur koha për shqyrtim të tarifave ZRrE doli me reagim, qysh në fillim të këtij muaji duke demantuar lajme të tilla, duke thënë se duhet pritur afati ligjor.

Por, njohës të fushës konsiderojnë se KEDS e KESCO do të gjejnë arsyetime që në mars të 2025-s kjo të ndodh.

“Në këto periudha mblidhen akterët dhe shohin, aspektet e mirëmbajtjes, aspektet e investimeve, pastaj edhe në bursen energjetike, se si kanë lëvizë çmimet, dhe secili pretendon për favoret e veta nuk ka diskutim këtu”, ka thënë Vezir Rexhepi,  Profesor universitar.

Kërkesën e KEDS dhe KESCO-së në muajt e parë të këtij viti për shqyrtim të jashtëzakonshëm të tarifave nuk e aprovoi ZRrE.

Andaj, Rexhepi thotë se edhe kërkesa të tilla përsëri nuk janë bindëse për shtrenjtim të energjisë.

“Duke pas parasysh edhe situatën, që KEDS dhe Kesco ashtu siç dihet edhe publikisht marrin 80% të energjisë nga centralet termike me një çmim shumë të volitshëm, atëherë mendoj se duhet parë këto gjana që eventualisht të mos ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike”, ka thënë Vezir Rexhepi,  Profesor universitar.

Dardan Abazi nga Instituti për Politika Zhvillimore, jep arsyet se pse çmimi aktual nuk mund të mbetet edhe gjatë, ani pse pajtohet që momentalisht nuk ka hapësirë për shtrenjtim.

“Nuk mund të themi ende se ka arsyeje të mjaftueshme të rritjes së çmimit të energjisë, por dihet se çmimi aktual nuk mund të mbahet si i tillë, procesi i transofrmimit energjetik të Kosovës do kërkoj investime shumë më të mëdha, edhe në rritjen e prodhimit, por edhe në transformimin gradual që normalisht do ketë kosotot e tij për rritjen e çmimit të energjisë”, ka thënë Dardan Abazi, INDEP.

E nëse kanë bërë vlerësimet për nevojën e ngritjes së çmimit të energjisë elektrike treguan nga ZRRE.

“Ne përputhje me legjislacionin në fuqi, procesi i shqyrtimit tarifor ka disa hapa deri në marrjen e vendimeve finale (deri në fund të marsit 2025) nga Bordi i ZRRE-së për të hyra dhe tarifa si: aplikimi i të licencuarve të rregulluar për përshtatjet e rregullta vjetore të hyrave të lejuara maksimale, analiza e aplikacionit nga ZRRE dhe publikimi i raporteve për konsultim publik, pastaj në fund merren vendimet finale. Deri në përfundimin e këtij procesi është e vështirë të parashikohet se si do të jenë tarifat për vitin e ardhshëm”- ZRrE.

TV Dukagjini ka kërkuar përgjigje nga edhe nga KEDS dhe KESCO.

Megjithatë asnjëra deri në publikimin e kronikës nuk dhanë përgjigje nëse kanë bërë vlerësimet për nevojën e ngritjes së energjisë elektrike ose jo.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika