Udhëheqësit evropianë kanë bërë thirrje për përmbajtje pas një valë sulmesh hakmarrëse të Izraelit kundër disa objektivash ushtarake iraniane.
Ministria e Jashtme franceze paralajmëroi kundër çdo përshkallëzimi të mëtejshëm, duke shkruar në një deklaratë se “Franca ka mësuar për njoftimin e Izraelit për sulme kundër objektivave ushtarake në Iran mbrëmë…”.
“Franca u kërkon menjëherë palëve që të përmbahen nga çdo përshkallëzim apo veprim që mund të përkeqësojë situatën/kontekstin e tensionit ekstrem që mbizotëron në rajon.”
Nga ana tjetër kancelari gjerman, Olaf Scholz theksoi se Izraeli kishte thënë se ata “u përpoqën të minimizonin dëmtimet personale” gjatë sulmeve, duke shtuar se “kjo ofron një mundësi për të shmangur përshkallëzimin e mëtejshëm”.
“Mesazhi im për Iranin është i qartë: reagimet masive të përshkallëzimit nuk duhet të vazhdojnë”.
“Kjo duhet të marrë fund tani. Atëherë do të ketë një mundësi për zhvillim paqësor në Lindjen e Mesme,” vazhdoi Scholz në një postim në X.
Ministria e Jashtme e Zvicrës përmes një njoftimi në X, deklaroi se: “Zvicra dënon përshkallëzimin e rrezikshëm të dhunës në Lindjen e Mesme, përfshirë sulmet e sotme ajrore të Izraelit në Iran.
“Armiqësitë duhet të pushojnë nga të gjitha anët për të shmangur përkeqësimin e përshkallëzimit rajonal.”
Irani ka thënë se sulmet e Izraelit herët të shtunën shkaktuan “dëm të kufizuar” edhe pse dy ushtarë u vranë.
Ky sulm priten prej kohësh, ndërsa Izraeli po kryen një operacion të madh në Gazën veriore dhe kundër grupit militant Hezbollah të mbështetur nga Irani në Liban./CNN