Gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur që t’ua vazhdojë masën e ndalimit edhe për 48 orë, dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri.
Muhaxheri u sulmua nga dy persona të shtunën në mëngjes.
Dukagjin Kerveshi, avokat i kryetarit të Pejës, deklaroi të shtunën për “Betimi për Drejtësi” se motivet që besohet se kanë çuar deri te sulmi ndaj Gazmend Muhaxherit është një projekt i Komunës për furnizim me ujë për tri fshatrat Stankaj, Bogë dhe Shkrel.
Avokati Kerveshi ka thënë se sulmuesit kanë sulmuar Muhaxherin pasi nuk pajtohen me një projekt të tillë të Komunës së Pejës.
Prokuroria ka kërkuar një muaj paraburgim ndaj të dyshuarve, por gjyqtari i procedurës paraprake ka vendosur ta vazhdojë masën e ndalimit për 48 orë.