Kryeprokurori Gashi: I dyshuari që theri për vdekje vëllain në Prishtinë, është me të meta psikike

Një person me të meta psikike ka therur për vdekje vëllain e tij të dielën në Prishtinë, pas një mosmarrëveshjeje mes tyre. Kryeprokurori Zejnullah Gashi bëri të ditur se prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes dhe se rasti është aktualisht në fazën e hetimeve. Ndërkohë, i dyshuari, që gjithashtu ka pësuar lëndime, po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK)

Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Një person ther për vdekje nga vëllai i tij të dielën në Prishtinë.

Lidhur me këtë rast, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi ka bërë të ditur se i dyshuari është me të meta psikike.

“Vëllai e ka therë me thikë vëllain. I dyshuari është me të meta psikike”, ka thënë Gashi për Telegrafin.

Ai ka shtuar se Prokurorja ka dalë në vendin e ngjarjes, dhe se aktualisht rasti ndodhet në fazën e hetimit.

Ndryshe mbrëmjen e së dielës policia ka bërë të ditur se deri tek rasti tragjik ka ardhur si pasojë e një mosmarrëveshje mes dy personave.

Ndërkaq, personi që theri për vdekje vëllain, është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), pasi që i njëjti ka pësuar gjithashtu lëndime. 

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika