Arrestohet një i dyshuar në Rahovec pasi shtiu me armë zjarri

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Xërxë të Rahovecit, pasi që gjatë patrullimit të saj rutinë, e kishte vërejtur atë duke shtënë me armë zjarri

Ilustrim

Një person është arrestuar për veprën “Posedim të paligjshëm dhe përdorim të armës”, e cila ngjarje ka ndodhur të dielën rreth orës 18:30 në fshatin Xërxë-Rahovec.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës bëhet e ditur se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar: arma e përdorur, katër gëzhoja si dhe 46 copë fishekë.

“Më datën 27 Tetor 2024 rreth orës 18 e 30, zyrtarët policorë në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë kanë ndërmarrë një veprim të shpejtë dhe efikas për kapjen dhe ndalimin e një personi të dyshuar për posedim të paligjshëm dhe përdorim të armës, ngjarje kjo e ndodhur në fshatin Xërxë-Rahovec.

Një patrullë e trafikut rajonal, gjatë patrullimit të saj rutinë, ka vërejtur një të dyshuar mashkull të moshës madhore duke shtënë me armë zjarri. Pas identifikimit të vendndodhjes së të dyshuarit, patrulla policore ka reaguar menjëherë duke arritur të lokalizojë dhe të arrestoj të dyshuarin. Në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe sekuestruar arma e përdorur, katër gëzhoja, si dhe 46 copë fishekë”, thuhet në raport.

Ndërsa, të dyshuarit i është bërë matja e alkoolit dhe ka rezultuar se kishte qenë nën ndikim të alkoolit.

Me vendim të prokurorit kujdestar të dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika