Gashi thotë se LDK-ja do t’i mbështesë marrëveshjet ndërkombëtare

Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, ka deklaruar se partia e tij i qëndron vendimit të saj për të mbështetur marrëveshjet ndërkombëtare.

Ai ka theksuar se në seancën e së mërkurës dhe të enjtes mbetet të shihet nëse Lëvizja Vetëvendosje do ta gjejnë ndonjë deputet për miratimin e ligjeve.

“Në mbledhjen e radhës së Kryesisë u diskutua që të kemi dy seanca plenare, por mbetet të shihet Lëvizja Vetëvendosje a i ka votat e nevojshme. Sa i përket situatës në vend përgjegjësia mbetet mbi kryeministrin e Kosovës. Ka katër seanca të jashtëzakonshme që VV-ja nuk ka marrë pjesë, mbetet të shihet të mërkurën dhe të enjten a mund të gjejnë Lëvizja Vetëvendosje ndonjë deputet për të miratuar ligjin”, ka deklaruar Gashi pas mbledhjes së Kryesisë.

“Pse Vetëvendosje prej 58 deputetë ka rënë në 50 qenka faji i LDK-së. Kurse LDK-ja ka përkrahur dhe ka qenë konstruktive. Nëse këto janë fajet ne jemi të gatshëm t’i mbajmë sepse kemi shikuar interesin e qytetarëve. A është diçka në kohë kjo Qeveri, qëndrimi ynë ka qenë konstruktiv edhe për Asociacionin, ne e kemi këshilluar me zgjidh çështjen sepse bindja jonë është për të mbrojtur interesin e shtetit”, ka thënë mes tjerash Gashi.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika