Tahiri: Qeveria e ka kthyer Kosovën prapa, dështimet po i mbulon me temën e Asociacionit e veriut

Shefi i deputetëve të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri, ka thënë se Qeveria Kurti e ka kthyer Kosovën prapa, duke theksuar se gjatë këtij mandati nuk e ka kryer asnjë punë.

Pas përfundimit të mbledhjes së Kryesisë, Tahiri ka thënë se dështimet, Qeveria po i mbulon me temën e Asociacionit, veriut dhe të urës.

“Kjo qeveri dhe kjo shumicë le që e ka kthyer Kosovën prapa, por i ka dhënë goditjen më të madhe si në aspektin e forcimit të brendshëm, po ashtu edhe dëmtimin e vetë të subjektivitetit ndërkombëtar…Po flasim për standard të dyfishtë, e paparë të mashtrimit që kurdo që duhet të diskutohen çështjet e mirëqenies, kthehemi te ura, te Asociacioni e te veriu, pasi s’kanë çka të flasin tjetër send”, ka theksuar Tahiri.

Sipas Tahirit, kryeministri Albin Kurti po i ikën ballafaqimit në Kuvend “pasi s’ka asnjë arritje”.

Ai para gazetarëve ka prezantuar një dokument, i cili sipas tij është e 23 marsit të këtij viti.

Tahiri u shpreh se aty janë nënshkrimet e kryeministrit Albin Kurti, kryeparlamentarit, Glauk Konjufca dhe presidentes Vjosa Osmani, ku ai thotë se janë zotuan për themelimin e Asociacionit.

“Kjo letër këtu, është letra e 23 marsit, të këtij viti, ku të tre krerët e shtetit zotohen për themelimin e Asociacionit. Pra, çka doni më shumë se tre nënshkrime të tre udhëheqësve të shtetit, të kryeministrit, kryeparlamentarit dhe të presidentes që thotë se ne zotohemi se do ta themelojmë Asociacionin”./EO

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika