Sopi e cilëson Thaçin si “hero të gjallë” gjatë dëshmisë në Hagë

Në dëshminë e tij në Hagë, Fatmir Sopi e quajti Hashim Thaçin “hero të gjallë”

Gjatë dëshmisë së tij në Gjykatën Speciale në Hagë, dëshmitari Fatmir Sopi e cilësoi ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçin, si një “hero të gjallë”,

Kjo deklaratë u bë në momentin kur prokuroria i kërkoi Sopit të identifikonte persona të ndryshëm në disa fotografi të paraqitura si prova.

Në njërën nga fotografitë, Sopi përmendi Thaçin dhe komandantin Rrustem Mustafa, të njohur si “Remi,” dhe tha se përveç tyre, në foto ishin edhe ai vetë dhe Salih Mustafa.

“Të nderuarin presidentin tonë, heroin e gjallë, Hashim Thaçin dhe krah tij shoh komandantin tonë të respektuar, Rrustem Mustafën”, ka thënë Sopi.

Sopi tregoi se këto fotografi mund të jenë shkrepur pas luftës dhe beson se janë bërë në Zllashë, ku ndodhej një qendër stërvitjeje e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) gjatë luftës.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika