Një muaj paraburgim për dy të dyshuarit që sulmuan kryetarin e Pejës

Një muaj paraburgim u është caktuar dy të dyshuarve për sulmin fizik ndaj kryetarit të Pejës, Gazmend Muhaxheri

Nga një muaj paraburgim iu është caktuar të pandehurve që dyshohet se kanë sulmuar kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Kështu ka konfirmuar për Dukagjinin, zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi, i cili ka theksuar se të pandehurit po dyshohen për veprat penale “sulm ndaj personit zyrtar” dhe “lëndim i lehtë trupor”.

“Është aprovuar kërkesa e Prokurorisë Themelore në Pejë, nga Gjykata Themelore në Pejë, për caktimin e masës së paraburgimit ndaj dy të pandehurve për veprat penale ‘sulm ndaj personit zyrtar’ dhe ‘lëndim i lehtë trupor’”, ka thënë Nikçi.

K.L. dhe D.L. dyshohet se të shtunën sulmuan fizikisht kryetarin e Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri.

Incidenti dyshohet se ka të bëjë me një projekt në fshatrat e Rugovës.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika