Në kuadër të kontrolleve të rrepta nga Dogana e Kosovës në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, janë zbuluar disa raste të veçanta të tentativave për të shmangur deklarimin e mallrave me vlerë.
Në njoftim thuhet se gjatë ditës së djeshme, zyrtarët doganorë kapën 11 telefona të mençur të markave të ndryshme të padeklaruar, me vlerë totale prej 12,950.94 €.
Po ashtu, në të njëjtën datë, u iniciua një kundërvajtje për laptop të padeklaruar, me vlerë 1,558 €.
Githashtu në njoftim thuhet se sot në mengjes, gjatë kontrollit të bagazheve në zonën e kanalit të gjelbër, dogana kap dy ora dore të markës Rolex, secila me vlerë të deklaruar prej 10,450 €, për një vlerë totale prej 20,900 €. Zbulimi u bë duke aplikuar parimet lokale të selektimit të udhëtarëve.
“Te gjitha mallrat I janë nështruar sekuestimit deri ne perfundimin e procedurave Doganore, si dhe palet e involvuara jane gjobitur në pajtushmeri me Kodin Doganor. Vlera e mallrava të zbuluara arrinë në mbi 30000 mije euro Dogana e Kosovës mbetet e përkushtuar për të siguruar mbikëqyrje të plotë të kufijve dhe për të luftuar kontrabandën, me qëllim të mbrojtjes së ekonomisë dhe sigurisë publike të vendit”, thuhet në njoftim.