Adi Krasta jep dorëheqje nga pozita e zëvendësdrejtorit të RTK-së

Zv.drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, Adi Krasta

Adi Krasta ka dhënë dorëheqje sot nga pozita e zëvendësdrejtorit të përgjithshëm i Radio Televizionit të Kosovës [RTK].

Këtë e ka bërë të ditur, juristja e medias, Flutura Kusari. Ajo tutje bëri të ditur se ka dështuar sërish edhe përzgjedhja e drejtorit gjeneral të RTK-së. Tutje thuhet se arsyeja e dështimit të përzgjedhjes së drejtorit gjeneral përveq që nuk është diskutuar, Bordi i RTK-së është “justifikuar” se ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral.

“Sapo dola nga mbledhja e bordit të RTK-së. Konkursi për drejtor gjeneral të RTK-së dështoi. Nuk u diskutua rishpallja e konkursit ndërsa u tha që bordi ka nevojë për kohë shtesë për caktimin e u.d drejtorit gjeneral.Bordi njoftoi që Adi Krasta ka dhënë dorëheqje”, ka shkruar Kusari.

Këto vendime janë marrë sot në mbledhjen e bordit të RTK-së, e cila ka filluar 16:15.

Shija e redaktorit

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të martën “Dukagjini” promovon librin “Kape Lepurin” të Lana Bastašić-it

Për të gjithë ju dashamirë të librit, shtëpia botuese “Dukagjini” ka njoftuar se më 26 nëntor, ditën e martë, në orën 18:00, në librarinë...

Hamza: Me Fondin e Papunësisë do t’i mbështesim të gjithë...

Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë punëtorët që i humbin vendet e punës. “Me...

Të fundit nga rubrika