Naim Jakaj nga IKD-ja ka deklaruar se dy seancat e rregullta të Kuvendit që janë planifikuar të mbahen të mërkurën dhe të enjten, e para do të ketë në rend dite pika të papërfunduara që nga data e 12 shtatorit.
Jakaj në “Five” të Dukagjinit u shpreh se IKD-ja ka vlerësuar se shtyerjet dhe mungesat e deputetëve të pushtetit në seancat e rregullta të Kuvendit janë shkelje kushtetuese por “pa pasoja juridike”, si dhe shkelje e rregulloreve të Kuvendit por edhe aktgjykime të Gjykatës Kushtetuese.
“Seanca e parë ndërlidhet me seancat e kaluara, dhe me pika të papërfunduara. Ka qenë papërgjegjshmëri e Kuvendit, ekzast pjesës më të madhe të deputetëve, veçanërisht Lëvizjes Vetëvendosje. Kjo e fundit nuk ka arritur të i mbledh deputetët e vet edhe ta sigurojë shumicën parlamentare për kalimin e projektligjeve, për të shqyrtuar, diskutuar dhe votu anëtarët e organeve koaliale dhe individuale. Është në pritje emërimi për shtatë anëtar për trashëgimi kulturore që prej 12 shtatori. Janë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare. Dhe përgjegjës kryesor është shumica parlamentare. IKD-ja ka vërtetuar se janë shkelje kushtetuese, pa pasoja juridike por edhe shkelje e ligjit për të drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, shkelje e rregulloreve të kuvendit, si dhe aktgjykimet të Gjykatës Kushtetuese. Ku deputeti do duhet të jetë pjesë aktive e kuvendit.”