Dyshohet se vëllai vrau vëllanë në Prishtinë, organet e rendit po hetojnë motivet

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një person ka mbetur i vrarë nga goditjet me thikë që dyshohet se ia shkaktoi vëllai i tij, i cili edhe është arrestuar. Motivet që dërguan deri në këtë rast ende nuk dihen as nga Policia e Kosovës e as nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, kurse familja e të ndjerit bëri me dije që varrimi i të ndjerit do të bëhet në varrezat e qytetit në Arbëri të martën

Ndryshe nga mbrëmë, në këtë hyrje në rrugën “Tirana” në Prishtinë, banorët mund të hynë e dalin pa shqetësim.

Por, një natë më parë aty vendi u bllokua nga organet e rendit pasi një person mbeti i vrarë.

A.M dyshohet se u vra nga vëllai i tij G.M me thikë, e motivet ende nuk dihen.

Rastin e konfirmuan edhe nga Policia e Kosovës që thanë se viktima ishte goditur disa herë me thikë, dhe se konstatimi i vdekjes është bërë në vendin e ngjarjes nga ekipi i urgjencës.

Edhe i dyshuari, ishte dërguar për tretman mjekësor në QKUK.

Shpend Fazliu, Zëdhënës në QKUK tha se “QKUK ju konfirmon se G.M, 1993, ka pasur lëndime në duar dhe këmbë, pas trajtimit është liruar nga QKUK, në shoqërim të policisë”.

Motivet ende nuk i kanë zbuluar as Prokuroria Themelore e Prishtinës.

Të njëjtit me anë të një komunikate informuan se kanë arrestuar të dyshuarin dhe janë duke punuar në zbardhjen e rastit.

Prokuroria Themelore në Prishtinë “Rasti penal është filluar në drejtim të veprës penale “Vrasja e Rendë” si dhe veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” ku në këtë rast me vendim të prokurorit është ndaluar një (1) person, motivet dhe rrethanat tjera për momentin janë të panjohura por të njëjtat do të kuptohen gjatë hetimeve të cilat do të zhvillohen nga kjo Prokurori, brenda afatit ligjor Prokurori i shtetit do të paraqes pranë gjykatës kompetente kërkesën për caktimin e masës së sigurisë për të dyshuarin për këtë rast”.

Lidhur me këtë rast me anë të një postimi në rrjetet sociale kanë reaguar edhe familja, të cilët kanë thënë se viktima do varroset të martën në varrezat e qytetit në Arbëri. Ata gjithashtu kanë kërkuar nga publiku që të mos spekulohet për rrethanat e as motivet derisa organet e rendit të japin versionin e tyre për ngjarjen.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika