Kauzës për të ngritur vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit, i është shtuar edhe një thirrje tjetër.
MSH në bashkëpunim me “Innovation and Training Park në Prizren” kanë mbajtur një sesion informues me thirrje për të ngritur vetëdijesimin mbi kancerin e gjirit.
Zëvendësministrja e Shëndetësisë ka vlerësuar se ngjarje të tilla kanë pasur efektin e vet.
“Ngjarje si kjo ndihmojnë shumë në ndërgjegjësimin dhe përkujdesjen e shëndetit sepse s’ka asgjë pa shëndet. Themi që MSH është përgjegjës me moton “shëndet për të gjithë” por ne avokojmë për shëndet në të gjitha politikat”, deklaroi Dafina Gexha-Bunjaku, zëvendëministre e Shëndetësisë.
Sipas zëvendësministres, secili mund të vetkontrollohet në rast se i shfaqen simptomat paralajmëruese.
Kur ka rudhojse apo skuqje të lëkurës së gjirit, kur lëkura merr pamjen e lëvozhgës së portokallit, kur ka sekrecion të gjakut nga gjiri. E para çka mund ta bëj secila grua, vajzë e burrë është vetkontrolla e gjirit, të pakën njëherë në muaj gjersa bëni dush”, shtoi Gexha-Bunjaku
E këtyre thirrjeve, u është bashkuar edhe udhëheqësi i ITP-së.
Mund të them nga eksperienca ime se të diagnostifikurit me kancerin është e dhimbshme, të kalojnë shumë gjëra ndërmendje, pyetje, dyshime dhe është hap i vështirë të përballesh me to. Por e dimë se kontrollet e hershme janë shpëtimtare të jetës për të mundur këto sëmundje, prandaj është e rëndësishme të kemi qasje të hershme tek këto kontrolle” tha : Hans-Juergen Cassens, udhëheqës i ITP-së
Përpos vetkontrollave dhe ushqimit të shëndetshëm, element kyç në përballjen dhe parandalimin e kancerit të gjirit vlerësohet edhe aktiviteti fizik.
E në shenjë të tij, në kuadër të eventit u mbajt edhe një sesion joge me të ftuarit të të gjitha moshave.