Arrestohen dy persona, dyshohet se kryen vjedhje të rëndë në Prizren

Policia e Kosovës ka njoftuar se dy persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës nën dyshimet se kanë vjedhur mall me vlerë rreth 2 mijë euro në një market në Prizren.

Sipas Policisë, me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar, njëri N.K. nga Prizreni, i moshës rreth 44-vjeç dhe tjetri A.F., 17-vjeç nga Mitrovica.

“Me datë 27/10/2024 rreth orës 05:23, viktima nga Prizreni raporton në polici se nga persona të panjohur i është thyer marketi i tij ne Rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren dhe nga aty i janë vjedhur mall me vlerë rreth 2000 (dymijë ) euro. Policia, konkretisht policët patrullues dhe hetuesit e nga Stacioni Policor Prizren-veri kanë dal në vendngjarje, kanë bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave dhe dëshmive. Më vonë po të njëjtën ditën me ndihmën e qytetarëve janë ndaluar dy të dyshuar njëri N.K nga Prizreni, i moshës rreth 44 vjeç dhe tjetri A. F. 17 vjeç nga Mitrovica. Bashkë me të dyshuarit janë gjet edhe mallra të ndryshëm të raportua si të vjedhur në marketin e viktimës. Të dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës , gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës..

Te të dyshuarit janë gjetur edhe mallra të ndryshme të raportura si të vjedhura në marketin e viktimës.

Ndërsa është bërë e ditur se dy të dyshuarit janë intervistuar në prezencën e avokatëve mbrojtës, gjatë intervistimit e kanë pranuar veprën në tërësi.

“Në konsultim dhe me vendim të prokurorit malli i gjetur është sekuestruar, ndërsa dy të dyshuarit me vendim të prokurorit janë ndaluar në ndalim policor dhe të njëjtëve iu është vazhduar paraburgimi. Rasti është nën hetime në Stacionin Policor në Prizren Veri”- ka njoftuar tutje Policia.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika