Vrasje në tentativë në Prishtinë

Foto ilustruese

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka iniciuar rast “vrasje në tentativë” në Prishtinë, pasi një person është ankuar se derisa po lëvizte me veturë, është ndaluar nga një person me motoçikletë dhe ka shtënë me armë zjarri.

Policia e Kosovës në raportin 24-orësh njoftoi se rasti me personin e panjohur ka ndodhur si pasojë e një fjalosjeje, e pos dëmeve materiale s’ka të lënduar.

 Në vendin e ngjarjes janë konfiskuar dy gëzhoja.

 “Ankuesi mashkull kosovar, ka njoftuar se gjersa ka qenë duke lëvizur në rruge me veturë, është ndaluar nga një person i pa njohur me motoçikletë i cili pas një fjalosje, kishte shtënë me armë zjarri. Përpos dëmeve materiale, të lënduar nuk ka. Në vend-ngjarje janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja. Rasti duke u hetuar”, thuhet në raportin ditor të PK-së.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika