Dy vdekje të dyshimta në 24 orët e fundit në Prizren

Policia e Kosovës

Policia e Kosovës ka njoftuar se është duke hetuar dy raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e fundit në qytetin e Prizrenit.

Të dy janë gjetur të vdekur në rrugë.

·  ” Prizren  28.10.2024-10:20. Raportohet se pa shenja jete është gjetur ulur në rrugë viktima mashkull kosovar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Ne vendim të prokurorit, trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

Edhe rasti tjetër është në Prizren, ku një burrë është gjetur i shtrirë në tokë, ku pas dhënies së ndihmës së parë është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë.

·         “Prizren 28.10.2024-13:10. Raportohet se viktima mashkull kosovar, është gjetur i shtrirë në tokë, i cili pas dhënies së ndihmës mjekësor është dërguar në Spitalin Rajonal Prizren, ku më pas ka ndërruar jetë. Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i është liruar familjarëve për ceremoni mortore”, njoftoi Policia e Kosovës.

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika