Haxhiu: Villa e “Brate-Zemlakut” të Mimoza Kusarit, u ndërtua në kohën e pushtetit të VV-së

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu ka thënë se villa e terroristit serb, Milan Radoiçiq është ndërtuar nën udhëheqjen e Lëvizjes Vetëvendosje.

Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Haxhiu thotë se dëshmitë e vërtetojnë këtë.

“Me fakte: Villa e Radojçiqit “Brate-Zemlakut” të Mimoza Kusarit, u ndërtua në kohën e pushtetit të LVV-së. Të gjitha fotografitë dhe dëshmitë e vërtetojnë këtë”, shkruan Haxhiu.

Haxhiu thotë se në veri të Kosovës, në vitin 2008 kur Kosova qeverisej nga PDK-ja, kanë filluar ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve, duke shtuar se janë ndërtuar mbi 220 shtëpi për shqiptarët.

“Ndërtimet e shtëpive të shqiptarëve në Veri kanë filluar në vitin 2008 në kohën kur vendi qeverisej nga PDK-ja dhe deri në vitin 2014 janë ndërtuar mbi 220 shtëpi të shqiptarëve atje. Në qeverisjen e PDK-s janë ndërtuar shtëpitë e shqiptarëve nën breshërinë e plumbave, është investuar në rrugë, ujësjellës, kanalizime. Këto punë janë përfunduar në heshtje, pa marketing, pa publikim të fotove nëpër fb as për propagandë por për vendin tonë. Në atë kohë LVV ishte rreshtuar njejtë me politikën e UNMIK-ut dhe Serbisë duke e penguar rindërtimin në Veri. ”, shkruan Haxhiu.

Teksa akuzon Lëvizjen Vetëvendosje, se në veri të Kosovës nuk kanë përfunduar asnjë projekt për këto vite qeverisje.

“Tani për 5 vite qeverisje LVV nuk ka përfunduar asnjë projekt në veri të vendi, nuk përfunduan asnjë shtëpi të shqiptarëve, por në muajin Prill 2024 Qeveria Kurti ndau 4 milionë euro për ndërtim te shtëpive për serbët që jetojnë në katër komunat veriore të vendit.

Duke mos realizuar asnjë projekt infrastrukturor në Veri, LVV rrugën Bare-Selac në Shalë e prezantonë si rrugë të veriut. A pe çelni Urën se erdhen zgjedhjet, mashtrues”, shtoi Haxhiu.

Shija e redaktorit

KQZ-ja bëhet anëtare e Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave...

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës është zgjedhur anëtar i Komitetit Ekzekutiv të Asociacionit të Trupave Zgjedhore Botërore (A-WEB) gjatë Asamblesë së Përgjithshme të...

“Forumi i Gjykatave Kushtetuese të Ballkanit”, Osmani: Kosova ka dhënë...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani është shprehur se Kosova mbetet një vend i angazhuar ndaj parimeve themelore të demokracisë, sundimit të ligjit dhe respektimit...

Ish-presidenti ​Moisiu: Bashkëpunimi mes ushtrisë së Shqipërisë dhe Kosovës, është...

Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti shqiptar, Alfred Moisiu. Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë...

Të fundit nga rubrika