Pentagoni thotë se një “numër i vogël” ushtarësh koreanoveriorë ndodhen në Kursk

Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato do të përdoren në fushëbetejë kundër trupave ukrainase

Pentagoni tha të martën vonë se një “numër i vogël” i trupave koreanoveriore janë dërguar tashmë në rajonin Kursk të Rusisë, prandaj shprehu shqetësimin se ato do të përdoren në fushëbetejë kundër trupave ukrainase.

Ka “shenja se një numër i vogël trupash janë tashmë në Kursk Oblast, ndërsa disa mijëra të tjera gati kanë mbërritur atje, ose do të mbërrijnë shumë shpejt”, tha zëdhënësi i Pentagonit, Pat Ryder, për media.

Ryder u tha gazetarëve se Pentagoni nuk ka të dhëna se trupat koreanoveriore ndodhen brenda Ukrainës.

Presidenti amerikan, Joe Biden, tha se ndihet i shqetësuar për praninë e trupave në Kursk dhe shtoi se forcat ukrainase duhet të përgjigjen, nëse trupat koreanoveriore futen brenda Ukrainës.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, njoftoi se kishte një bisedë me presidentin e Koresë së Jugut, Yoon Suk, të cilit i tregoi se 3.000 ushtarë koreanoveriorë ndodhen tashmë në bazat ushtarake afër vijës së parë ukrainase dhe se pret që numri i tyre të rritet në 12.000.

“Ka vetëm një përfundim: kjo luftë është bërë ndërkombëtare dhe kalon përtej kufijve” të Ukrainës dhe Rusisë, shkroi Zelensky në Telegram.

Këshilltari për sigurinë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, u takua të martën në Uashington me këshilltarin e lartë të Zelenskyt, Andriy Yermak, për të biseduar për trupat koreanoveriore dhe “planin e fitores” të përpiluar nga Zelensky për t’i dhënë fund luftës.

“Mbështetja ushtarake për Ukrainën, sanksionet kundër Rusisë dhe rritja e trysnisë ndaj aleatëve të Moskës janë jetike”, tha Yermak./Radio Evropa e Lirë

Shija e redaktorit

Blinken uron Shqipërinë: Lidhjet tona do të vazhdojnë të lulëzojnë

Në një mesazh për 28 Nëntorin, sekretari i Shtetit të SHBA-së, Antony  Blinken, shprehu urimet e tij për popullin shqiptar, duke theksuar marrëdhëniet e...

Osmani: 28 Nëntori, kujtim i sakrificave dhe simbiozë e tri...

Në një urim për 28 Nëntorin, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka theksuar rëndësinë historike të kësaj dite, duke e cilësuar atë si një...

Gjeneral Jashari takohet me Shefen e Mbrojtjes së Forcave të...

Gjatë vizitës zyrtare në Kanada, Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, zhvilloi një takim bilateral me Shefen e Mbrojtjes së...

Të fundit nga rubrika