Sot vazhdon procesi gjyqësor në rastin “Thaçi” dhe të tjerët në Hagë.
Seanca në Gjykatën Speciale nis në ora 09:00 dhe mbahet deri në ora 16:30.
Dëshmitari i fundit të hënën, ishte ai me kodin W0295, i 99-ti më radhë.
Dje ka përfunduar dëshminë, Ish-pjesëtari i UÇK-së, Fatmir Sopi, i cili tha se në zonën ku ka vepruar ai, nuk ka pasur përçarje politike përpos misionit për luftën çlirimtare.